Pse duhet besimtari të mësojë Abetaren e Kuranit?

85.webp

Pse duhet besimtari të mësojë Abetaren e Kuranit?

Mësimi i Abetares së Kurani është hapi i parë për çdo besimtar që dëshiron të lidhet me Librin e Allahut. Pa ditur ta lexosh Kuranin, është e vështirë të përfitosh nga udhëzimi dhe drita që ai sjell në jetën tonë.

Allahu thotë:
“Ky është një Libër në të cilin nuk ka dyshim, udhëzim për të devotshmit.” (El-Bekare: 2)

Gjithashtu thotë:
“Me të vërtetë, me përmendjen e Allahut qetësohen zemrat.”(Er-Ra’d: 28)

I Dërguari i Allahut Muhammad ka thënë:
“Kush lexon një shkronjë nga Libri i Allahut, ka një të mirë, dhe e mira shumëfishohet me dhjetë.”(Tirmidhiu)

Dhe gjithashtu:
“Më i miri prej jush është ai që mëson Kuranin dhe ua mëson të tjerëve.”(Buhariu)

Po ashtu ka thënë:
“Lexoni Kuranin, sepse ai do të vijë ndërmjetësues për lexuesit e tij në Ditën e Gjykimit.” (Muslimi)

Këto ajete dhe hadithe tregojnë qartë se mësimi i leximit të Kuranit nuk është vetëm një aftësi, por një adhurim i madh dhe një shkak për shpëtim. Çdo besimtar duhet të bëjë përpjekje për ta mësuar, edhe nëse fillon nga hapat më bazë si Abetarja.

Prandaj, mos e shtyj këtë hap. Mësimi i Abetares së Kuranit është një fillim i vogël që të çon drejt një mirësie shumë të madhe në këtë botë dhe në botën