Pse është i rëndësishme Texhuidi

78.webp

Shkenca e Texhvidit është prej diturive me të
cilën obligohet çdo besimtar musliman ta mësojë dhe t’i kushtojë rëndësi të madhe sepse ka të bëjë drejtpërdrejt me adhurimin, apo me një adhurim (ibadet) të kërkuar nga çdo musliman siç është leximi i Kur’anit sepse, çdo musliman obligohet që ta lexojë
Kur’anin e madhëruar. Por Kur’ani i madhëruar nuk
mund të lexohet në mënyrë të saktë dhe drejt pa
njohjen e kësaj shkence.
Kur’ani kerim (fisnik) ka rrugën e vet të veçantë, apo mënyrën e vet nëpërmjet së cilës është
përcjellë tek ne, me një përpikëri shumë të lartë, në maksimum e që është gojë pas goje. Pra, Kur’ani
është përcjellë tek ne gojë më gojë.
Ai që e lexon Kur’anin, e merr prej mësuesit
të vet në mënyrë gojore, pra nxënësi prej mësuesit të vet, duke dëgjuar njëri-tjetrin, e kështu me radhë, brez pas brezi deri tek ne, në ditët tona. Ashtu si Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem që e ka marrë Kur’anin prej Xhibrilit alejhis-selam dhe Xhibrili e ka dëgjuar prej All-llahut tebareke ve teala.
Emërtimi “Texhvid” do të thotë zbukurim në
aspektin gjuhësor, ndërsa në aspektin terminologjik
do të thotë zbukurim i leximit të Kuranit, duke e
lexuar atë “muretel”, me fjalë dhe lexim të qartë. Ky lexim duhet të jetë në mënyrë të tillë që, çdo
shkronjë prej shkronjave të Ku’anit, ta lexojmë në
mënyrë të saktë dhe të drejtë, pra duke i shqiptuar si duhet dhe duke pasur parasysh veçoritë e çdo
shkronje, duke i ruajtur dispozitat e texhvidit si p.sh:
Idhhari (shqiptimi i qartë), Idgami (shkrirje), Ihfa
(fshehje), Medde (zgjatime), Gunne (tingull hundor),
etj..,
Pra duke e lexuar Kur’anin ngadalë dhe rrjedhshëm, duke zbukuruar zërin sa më shumë gjatë leximit me një melodi të mirë, por, jo duke e tepruar këtë mënyrë leximi.
Qëllimi i krejt kësaj shkence është që të
lexohet Kur’ani në mënyrë profetike, të shëndoshë
ashtu si i ka zbritur Pejgamberit alejhis-salatu ves-selam. Me këtë nënkuptohet se kur e lexon Kur’aninme rregullat e texhvidit, e ke lexuar atë si e ka lexuar Pejgamberi alejhis-salatu ves-selam.
Mëshiruesi ynë, na ka urdhëruar që ta lexojmë
Kur’anin me texhvid dhe për këtë, All-llahu az-ze ve
xhel-l në Kur’an thotë:
“وَرَتِّلِ الْقُرْآنَ تَرْتيلاً”
“..dhe lexoje Kur’anin me tertil ( si e meriton ai të
lexohet, ashtu si edhe ka zbritur)”. (Elmuzemil:4)
Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë:
” لَيْسَ مِنَّا مَنْ لَمْ يَتَغَنَّ بالقُرْآنِ”
“Nuk është prej nesh ai që nuk e zbukuron zërin duke
e lexuar Kur’anin e Madhëruar”.
Pra, Texhvidi ka dobi të madhe sa i përket leximit të shëndoshë të librit të shenjtë, Kur’anit.Dhe pikërisht për këtë arsye, myslimanët çdo herë i kanë kushtuar kësaj shkence një rëndësi tepër të madhe dhe qysh në vegjëli ua kanë mësuar fëmijëve të tyre
leximin e shëndoshë të këtij libri, me dispozitat e veta të cilat i përmbledh shkenca e Texhvidit.
Duke e lexuar kështu, ne afrohemi tek All-llahu az-ze ve xhel-l, sepse leximi i Kur’anit është ibadet i madh për ne myslimanët,thot Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem:
“خَيْرُآُمْ مَنْ تَعَلَّمَ القرآنَ وَ عَلَّمَهُ”
“Më i miri prej jush është ai, i cili, e mëson Kur’anin
(për vete) dhe ua mëson atë të tjerëve”. Po ashtu,
Pejgamberi alejhis-salatu ves-selam lidhur me këtë ka thënë:
“الماهِرُ بالقرآنِ مَعَ السَّفَرَةِ الكِرامِ البَرَرَةِ ”
“Ai që është i shkathët në Kur’an, është në shoqëri të melekëve shëtitës, fisnik dhe bamirës”. Pra ai që e
lexon Kur’anin me Texhvid dhe e zbukuron zërin e tij
duke u munduar ta ruajë atë që e ka mësuar
përmendësh dhe është i shkathët në lexim, mbajtjen përmendësh të Kur’anit, prezantimin e tij kurdo që ka nevojë për të, ai ka një shkallë shumë të lartë. Për këtë arsye, i pari që e ka lexuar Kur’anin me texhvid,është Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, duke i
mësuar Sahabët e vet. Dhe Sahabët i kanë mësuar
nxënësit e vet, e, kështu derisa ka ardhur tek ne. Dhe leximi i Kur’anit, faktikisht mësimi i tij, është detyrë për ne dhe është mirësi ose sevap i madh, ka thënë
alejhis-salatu ves-selam:
“اقرَؤوا القرآنَ فإنَّهُ يَأتيِ يومَ القِيامَةِ شَفِيعاً لأَصْحابهِ”
“Lexoni Kur’anin sepse ai në Ditën e Kijametit do të
vijë shefatxhi (ndërmjetësues) për ata që e kanë lexuar atë”. Ashtu sikurse edhe ka thënë:
” مَنْ قَرَأَ حَرْفاً مِنْ آِتابِ االلهِ فَلَهُ بِهِ حَسَنَةٌ والحَسَنَةُ
بِعَشْرِ أَمْثالِها”
“Ai që lexon një shkronjë prej Librit të All-llahut
(Kur’anit) ka për të një të mirë, dhe e mira shumëfishohet dhjetëfish (pra për çdo shkronjë nga
dhjetë të mira (sevape)”.
Pra, Texhvidi është shkencë me shumë rëndësi, pa mësimin e të cilit është i mangët ai që lexon Kur’an.